ShowBiz

Tefta Radi flet pas humbjes së bashkëshortit

Artisti Françesk Radi u nda nga jeta pak ditë më parë dhe dhimbja ishte e madhe për adhuruesit e muzikës së tij e sidomos për familjen. Bashkëshortja, Tefta Radi ka folur për “Report Tv” për herë të parë, duke treguar se ishte 22 vjeçe kur e njohu shokun e jetës. Ajo tregoi se në atë kohë një pjesë e njerëzve kishin frikë prej tij për shkak të sistemit, por ajo u dashurua përjetësisht.
Dhimbja është e madhe për këtë humbje, pasi ajo tregon se tani ishte pikërisht momenti që ai të shijonte jetën. Në një kohë kur fëmijët janë sistemuar në jetët e tyre, ata kishin njëri-tjetrin shokun më të mirë. Fatkeqësisht Françesku e ndërpreu rrugën…

Burimi i lajmit: Report Tv

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=344662505551261&set=t.1267237537&type=3&theater