ShowBiz

Kreshnik Ibrahimi mbush sallën në Teatrin Gjerman – Për herë të parë u shfaq një komedi shqiptare

Një tjetër shqiptar i bën trojet tona sërish krenare. Të bësh Stand Up është e vështirë dhe gjithkush që ka mundur ta bëjë, e pranon këtë. Të performosh pastaj në një vend të huaj për 1 orë e 15 minuta është akoma dhe më interesante. 200 vetë shijuan në Mynih të Gjermanisë një supershfaqje të titulluar “Gurbetqari”. Aktori Kreshnik Ibrahimi, pas 5 muajve përgatitje për projektin, ofroi një mbrëmje ndryshe me Stand Up Komedinë që dha, duke mbushur sallën plot në gjithë kapacitetin e saj.

Krenarë sërish!