ShowBiz

Kush i ngatërroi mediat për të dashurin e Encës?

Mjafton të publikosh disa lule apo zemra në rrjete sociale, për të ardhur më pas një lajm se janë të dërguara nga i dashuri. Enca ka shpërndarë disa lule të vendosura në formë zemre, mbi të cilat qartësisht shkruhet “Të duam shumë”. Kaq ka mjaftuar për të përforcuar mendimin se janë dërguar nga i dashuri. Megjithatë po të jemi pak më të kujdesshëm kuptojmë se nuk bëhet fjalë për një të dashur, pasi ai nuk do të kishte përse t`i drejtohej për veten në numrin shumës. Do t`i shkruante thjesht “Të dua”.
Kështu që lulet janë dhuruar nga disa njerëz të dashur për të, por jo nga i dashuri.