Lifestyle

Si të mbajmë gjallë pasionin?!

Gjithmonë në fillimin e një marrëdhënieje pasioni arrin kulmin e tij, por kur vitet kalojnë pasioni midis çiftit fillon edhe zbehet, mos mendoni se kjo është koha për panik.
Studimet tregojnë se pasioni fillestar në një marrëdhënie të re zgjat nga 6 muaj deri në dy vjet, kështu që shumë njerëz bëjnë gabime duke menduar që pasioni i tyre është duke u venitur. Do ta besonit po të ju themi që kjo është një fazë e re ku qëndron pasioni më i madhë po të dishë ta zbulosh atë.
Interesi seksual tek partnerët egziston por kjo është tjetër gjë në lidhje me pasionin në dashuri, sesi çiftet rrisin ndjenjat më të thella ndaj njëri – tjetrit ditë pas dite ashtu rritet edhe pasioni midis jush.
Sa më shumë të mendoni që jeni në periudhën që pasioni po venitet ditë pas dite aq më shumë do ta vrisni këtë marrëdhënie që keni ndërtuar deri më tani. Prandaj bëhuni më pozitiv!
Duhet të filloni të ndryshoni rutinën tuaj të përditshme si në marrëdhëniet sociale ashtu edhe atë seksuale, sa kohë keni pa bërë një shaka me burrin tuaj? Kur keni kaluar disa momente argëtuese me të?
Ne ju këshillojmë që nëse keni arritur në fazën e monotonisë të filloni të ndryshoni disa gjëra, bëni atë çfarë bënit në fillim të lidhjes tuaj, kaloni kohë në vende që më parë ju kanë bërë të ndjeheni të lumtur, pra thyeni rutinën tuaj të përditshme.
Gjithashtu një këshillë shumë e vlefshme nga disa studiues është që të organizoni të paktën çdo dy javë një natë super të nxehtë midis jush. Pra përfundimisht çdo gjë është në dorën tuaj, jeni ju ata që vendosni të venisni atë të ndizni pasionin, asgjë nuk e ndryshon marrëdhënien tuaj përpos jush.

Burimi i lajmit: http://www.womenshealthandfitness.com.au/lifestyle/sex-and-relationships/851-how-to-keep-the-passion-alive

Burimi i fotos kryesore: © Alejandra Quiroz  https://unsplash.com/search/passion?photo=F5hTTI4Hlv4