Aktualitet

Reklama e Burger King që befasoi televizionet dhe Google

Një reklamë e re e Fast Food “Burger King” ka befasuar shikuesit e televizionit dhe Google. Në një reklamë 15 sekondëshe, transmetuar në kanale të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, të mërkurën në mbrëmje, një aktor i drejtohet asistentit të gjuhës në Google, duke thënë: “Ok Google, çfarë është Whopper Burger?” Pajisjet siç janë altoparlantët e faqes Google i përgjigjen pyetjes me një përkufizim të marrë nga Wikipedia, i cili thekson në mënyrë të veçantë përbërësit e Burger-it.

Burger King ka siguruar kështu tituj në mbarë botën. Për Google dhe ofruesit e tjerë të asistentëve të ngjashëm të gjuhëve, veprimi ishte një goditje. Kështu ata kanë ritheksuar se pajisjet ende nuk kanë mjaftueshëm mekanizma të identifikimit të zërit, apo të sigurisë për të parandaluar sulme mizore.

Wikiperdia si një hapësirë reklamuese
Është e qartë edhe njëherë se përgjigjet e asistentëve të gjuhës janë të marra shpesh nga burime të pasigurta. “The Verge” ndoqi veçanërisht përkufizimin komercial në artikullin e Wikipedias për Burger. Përkufizimi i përdorur në spot erdhi nga një llogari Wikipedia, emri i të cilit ngjan fort me emrin e vërtetë të shefit të marketingut të Burger King.

Rregullat e enciklopedisë online ndalojnë aktivitete (mesazhe) të cilat kanë interes të fshehur komercial. Wikipedian-s kanë fshirë menjëherë versionin komercial, në të cilin, Whoppers vlerësohej si “Burger i preferuar i Amerikës”.

Pas transmetimit të reklamës, disa përdorues anonim u përpoqën të ndryshonin në Wikipedia përkufizimin e Whopper, duke e lidhur me diçka kancerogjene, apo helmuese. Ndërkohë përkufizimi shkurt është rivendosur në versionin e vjetër jo komercial dhe artikulli është bllokuar për përpunimin anonim.

Ky është spoti:

https://www.youtube.com/watch?v=U_O54le4__I

Link: https://www.youtube.com/watch?v=U_O54le4__I

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Werbespot-Burger-King-kapert-Google-Home-3685167.html

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=U_O54le4__I