ShowBiz

Çfarë thoshte Valbona Selimllari për Vera Grabockën – Intervistë e 22 viteve më parë?

Rudina Xhunga është duke zbuluar herë pas here intervista të realizuara në një tjetër kohë. Këtë herë ka publikuar një intervistë të zhvilluar me Valbona Selimllarin. Në 8 Prill të vitit 1995 ajo ka folur për shumë gjëra e ndër të tjera edhe për marrëdhënien me Vera Grabockën. Pyetjes, “Do të bëheni regjisore e aftë pse ndiqni shkollën, apo pse ndiqni hap pas hapi Vera Grabockën?”, ajo iu përgjigj ashtu siç pritej.
“Do të bëhem e aftë pse ndjek Verën. Unë studioj për dramë. Shkolla më ndihmon, por shkollën e Vera Grabockës do ta kishte zili çdo njeri”, tha Bona në atë kohë.
Në fakt koha e ka treguar se marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e fortë dhe se bashkëpunimi ka vazhduar. Në shumë spektakle të Verës, Bona ka qenë juri.

Burimi i lajmit: http://www.dritare.net/2017/04/14/kur-gruaja-me-e-bukur-shqiptare-valbona-selimllari-jepte-intervisten-e-pare/1

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLeflMtBGsW/