Lajmi për një vrasje të kryer në një lagje të Tiranës, tronditi opinionin në ato muaj. Pak orë më vonë u sqarua se gjithçka kishte qenë për efekt të një filmi, pra ishte një skenë. Ai që “u vra”, në fakt ishte Shpat Kasapi. Në një film që ende është duke u xhiruar, ai ka rolin e një personazhi të përfshirë në banda kriminale dhe gjatë filmit, vritet.
Për këtë rol ka folur në intervistën me Rudinën. Aktrimi ishte një pasion i fshehur siç duket i këngëtarit, të cilit jo vetëm që i shkon statusi i aktorit, por edhe roli e ka nxjerrë tërësisht nga ai djali me pamje engjëllore. Kjo e bën edhe më interesante!
Te Rudina:
Link: https://youtu.be/Ypsij3DBJiA?t=7m9s
Burimi i fotos: Tv Klan