ShowBiz

Shkëlqimi i Elsës në klipin e ri

Quhet Elsa Fazlija dhe njihet për pasionin e madh që ka për muzikën. Elsa është këngëtarja e bukur dhe madje me shumë stil.
Me muzikë merret që në fëmijëri dhe kësaj rruge nuk i është ndarë kurrë. Ajo, sapo ka hedhur në treg edhe këngën më të re me videoklip, që titullohet “Ain’t no going back”. Kjo këngë është një krijim profesional, që vjen në prag të sezonit të nxehtë, edhe pse këngëtarja e ka këngën tjetër gati, që do ta sjellë së shpejti.
“Ain’t no going back” është punuar nga Virusi dhe vjen me tekst të Driton Memetit. Videoklipi është punuar nga produksioni “Maximus”. Elsa shkëlqen në të gjitha aspektet, në çdo skenë të klipit.

https://www.youtube.com/watch?v=FlACxTIvP4Q

Link: https://www.youtube.com/watch?v=FlACxTIvP4Q