ShowBiz

Fejohet Shpat Kasapi – Kjo është nusja e tij

Pak javë më parë, Shpat Kasapi deklaroi se së shpejti do të fejohej. Nisur nga fakti se kishin munguar foto, thashethme, apo dalje publike me të dashurën, jo të gjithë e besuan këtë lajm. Ndërkohë që orët e fundit gjithçka doli të ishte e vërtetë. Këngëtari dhe aktori, ka shpërndarë foto me një vajzë, fytyra e së cilës nuk dallohet qartë. Ajo që kuptohet është se janë fejuar, pasi në duart e vajzës është një unazë tipike fejese.

Fansat dhe miqtë e tij i kanë dhënë urimet e ndjera dhe në fakt nuk mbetet gjë tjetër veçse t`i urojmë!

https://www.instagram.com/p/BS_R061l469/?taken-by=shpatkasapi85&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BS_R061l469/?taken-by=shpatkasapi85&hl=en