ShowBiz

A do të martohet sërish Celine Dion pas vdekjes së bashkëshortit?

Celine Dion nuk është duke kërkuar për një dashuri të re. Më shumë se një vit pas humbjes së bashkëshortit, Rene Angelil, për shkak të kancerit, këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” ka ndarë opinionin e saj, nëse në një perspektivë të afërt do të dalë sërish me dikë.
“Tani është definitivisht shumë shpejt për mua. Jam totalisht e dashuruar dhe e martuar me të. Ai është dashuria e jetës sime. Është shumë e vështirë për mua ta shikoj veten me një njeri tjetër. Dashurinë që kam për të, e jetoj çdo ditë. Dhe si një grua, kam emocione që ikin dhe vijnë, por gjithmonë me të. Kur këndoj, është me të. Kur përqafoj fëmijët e mi, është gjithmonë për të dhe me të.”, tha ajo.
Celine ishte vetëm 12 vjeç kur e ëma i prezantoi Rene-n. Nisi si një marrëdhënie profesionale dhe u shndërrua në një martesë dhe dashuri të përjetshme.

Burimi i lajmit: http://www.eonline.com/news/844759/celine-dion-finds-it-very-difficult-to-picture-her-life-with-another-man-after-rene-angelil-s-death

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BS90ZrvARa_/?taken-by=celinedion&hl=en