ShowBiz

Konflikti virtual – Aurela pendohet dhe fshihet komenti ndaj Rozës

Pak ditë më parë bëri bujë mediatike intervista e Rozës te Dasara. Ajo sulmoi vazhdimisht modelen dhe sipërmarrësen Aurela Hoxha, duke e akuzuar se bën pushime me lekët e të dashurit dhe nuk është reale për së jashtmi e për së brendshmi.
Pas këtyre deklaratave ishte i pritshëm një reagim nga Aurela, i cili nuk erdhi direkt nga ajo e madje u fshi. Në një foto të pushimeve të fundit të modeles, dikush komentoi nga profili zyrtar i biznesit të saj, duke shkruar se disa me vështirësi ndajnë qeranë me të dashurin dhe madje parakolpin e bëjnë me klering. Ky koment ndoshta iu referua Rozës, e cila bëri një ndërhyrje kirurgjikale për të rritur masën e gjinjve. E shkruajti Aurela apo dikush tjetër kjo nuk u kuptua. Ama pak minuta më vonë komenti u zhduk.

Kjo është fotoja ku u ishin komentet:

https://www.instagram.com/p/BTHUet7BlQk/?taken-by=hoxha_aurela&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BTHUet7BlQk/?taken-by=hoxha_aurela&hl=en

Burimi i fotos së Aurelës: https://www.instagram.com/p/BOp6-3xBc4Q/?taken-by=hoxha_aurela

Burimi i fotos së Rozës: https://www.instagram.com/p/BSrUd4cl1F3/