ShowBiz

Cila është pasuria e Anjeza Brankës dhe prej sa vitesh e ka fituar?

Ka dy lloje pasurish, monetare e shpirtërore dhe sigurisht që të dyja janë të rëndësishme, se kush më pak e kush më shumë, është një debat i gjatë që ndoshta asnjëherë s`do të nxjerrë një përfundim objektiv. Ndërkohë që diçka është e sigurtë, njerëzit nuk flasin shumë për pasurinë monetare, ama atë shpirtëroren e deklarojnë gjithmonë.

Anjeza Branka ka shkruar gjatë dje për pasurinë shpirtërore, djalin e saj Leanzon. Atë pasuri e ka fituar që ditën kur ai lindi. Nuk i ka mjaftuar një postim, por ka uruar dy herë.
“Pasuria ime edhe 100”, – ka shkruar ajo, ndërkohë që në postimin tjetër ka bërë urimin e gjatë.
“Si sot 10 vjet më parë erdhe në jetë ti biri im i shtrenjtë, Leanzo. Je ti që më bën të lumtur, që më jep forcë të jetoj. Mami jot, motra jote, shoku, shoqja jote (Njeza) të uron shumë fat në jetë. Qofsh i lumtur Biri im. Edhe 100 jeta ime. E di që një ditë do jem krenare për ty.”, – shkroi ajo.

Gëzuar ditëlindjen Leanzo!

https://www.instagram.com/p/BTKmWssluZQ/?taken-by=anjezabranka&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BTKmWssluZQ/?taken-by=anjezabranka&hl=en

https://www.instagram.com/p/BTKkrKNFXmX/?taken-by=anjezabranka&hl=en

Link: https://www.instagram.com/p/BTKkrKNFXmX/?taken-by=anjezabranka&hl=en