ShowBiz

Anjeza Shahini rrëfen marrëdhënien me vjehrrën dhe parandjenjën e saj

Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria dhe prej vitesh jeton në Londër. Ajo është martuar atje dhe po shijon dashurinë e saj për çdo ditë me Paul. Dje ka qenë e ftuar në “E Diell” dhe nuk i ka shpëtuar pyetjes mbi marrëdhënien me vjehrrën. Kjo është një ndër tematikat e preferuara të njerëzve në përgjithësi e shqiptarëve në veçanti. Kurioziteti shtohet më pas për nuset e reja. Anjeza ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e të shoqit dhe ajo është vazhdimisht kurioze për Shqipërinë. E ka vizituar vendin tonë dhe e pëlqen. Ajo madje vite më parë e kishte parandjerë se nusja e djalit do të ishte shqiptare.

Intervista e saj:

https://www.youtube.com/watch?v=Sfks1Lk68wE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Sfks1Lk68wE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/7kmMVPmm8e/?taken-by=anjezashahini_connolly