ShowBiz

Marina Fara flet për herë të parë pas lajmeve për ndarjen

U shkruajt gjatë mbi fejesën e Marina Farës me biznesmenin nga Shkodra dhe po aq po flitet edhe rreth një ndarjeje të mundshme të çiftit. Nuk ka kaluar ende një muaj nga ceremonia e fejesës dhe publikimi i fotove, ndërkohë që të gjitha u fshinë. Ishin pikërisht këto veprime që nxitën mediat të shkruajnë. Marina Fara nuk mund të qëndronte krejtësisht në heshtje. Ajo ka reaguar duke folur për “Gazeta Panorama”.
“Është diçka shumë personale dhe nuk dëshiroj të komentoj për momentin, sepse gjërat keqinterpretohen”, ka thënë Marina.

Kjo ka qenë një përgjigje që nuk ka treguar shumë rreth situatës.

Burimi i lajmit: http://www.panorama.com.al/marina-fara-flet-per-panorama-cfare-ka-ndodhur-me-fejesen-e-saj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTYgDZDDA6d/?taken-by=i_am_marinafara&hl=en