Sherif Merdani nuk i shpëtoi dot dënimeve masive që u bënë pas “Festivalit të 11-të”. Ai u dënua dhe jetoi për shumë vite në burg, duke kaluar gjithë rininë e tij atje. Jeta do të vazhdonte për të normalisht e madje do të ishte shumë e bukur më vonë. Pas një koncerti që kishte realizuar, përpara tij ishte shfaqur një vajzë 27 vjeçe. Ajo ishte mësuese matematike dhe ishte fanse e Sherifit. Rozalba, do të bëhej më vonë bashkëshortja e këngëtarit dhe do të gëzoheshin me një djalë.
Pavarësisht vuajtjeve të kaluara në mungesë të lirisë, jeta i kishte rezervuar dhurata të mëdha në një moshë më të vonë. 21 vitet e diferencës me gruan nuk kanë qenë asnjëherë pengesë për ta jetuar dhe shijuar dashurinë e vërtetë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PK_t-hIniYw
Burimi i fotos: Tv Klan