ShowBiz

Soni Malaj rrëfehet për marrëdhënien me të dashurin

Soni Malaj e ka gjetur gjysmën e saj. Këngëtares simpatike ka arritur t`ia fitojë zemrën Klevi. Çifti prej një viti e ka deklaruar publikisht marrëdhënien dhe janë të pandarë në çdo event publik. Pavarësisht disa fotove që kanë qarkulluar shpesh në portale të ndryshme nga momente të ëmbla të tyre, Soni ka qenë e rezervuar për të folur. Ajo nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë lidhje.

Në një program radiofonik ka treguar diçka më tepër për partnerin e saj. Artistja ka shprehur se më shumë se çdo gjë tjetër Klevi është partner jete për të. Mendimi i tij rreth vendimeve që i duhet të marri, është gjithmonë i vlefshëm.