Një kontratë e shkelur tre vite më parë e ka drejtuar Olta Gixharin në gjykatë. Ajo ka hedhur në gjyq një kompani reklamash, e cila sipas saj nuk i kishte shlyer të gjitha detyrimet. Gjykata ka vendosur në favor të Oltës dhe tashmë kompania e reklamave i detyrohet aktores 5475 euro si dhe kamatvonesat.
Olta kishte reklamuar për një kompani telefonike në vitin 2014, por në përfundim të fushatës kishte konstatuar shkelje në pagesë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTYqoq7ADwc/?taken-by=oltagixhari