ShowBiz

Paditen Roza Lati dhe Iva Aliko – Rrezikojnë burg dhe gjobë

Roza Lati denoncoi pak javë më parë publikisht keqtrajtimin ndaj kafshëve që sipas saj bëhej në një prej dyqanëve të kafshëve në Tiranë. Pas saj reagoi edhe Iva Aliko, e cila e përforcoi atë që Roza shkroi. Sipas vajzave, kafshët në atë dyqan liheshin pa ushqim dhe përkujdes mjekësor. Kështu dashur padashur nisi një “luftë” mes dy vajzave dhe pronarit të dyqanit, i cili së fundmi, mësohet se i ka paditur të dyja për shpifje. Media të ndryshme kanë raportuar rreth një denoncimi dhe Roza e Iva rrezikojnë jo vetëm gjobë në vlerën e 50 milionë lekëve, por edhe burg.

Çështja do t`i kalojë gjykatës e cila do të shqyrtojë provat dhe faktet.

Burimi i fotos së Rozës: https://www.instagram.com/p/BSrUd4cl1F3/?taken-by=roza_lati

Burimi i fotos së Ivës: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1201283739987269&set=ecnf.100003169629648&type=3&theater