Zonjën Tefta dhe programin e saj të gatimit e njohin të gjithë. Po ashtu e njohur është edhe drejtuesja e një agjencie modelimi, Greiss Petroviç. Fati i ka bashkuar të dyja, njërën në rolin e vjehrrës dhe tjetrën në atë të nuses. Të ftuara te Rudina kanë rrëfyer mbi marrëdhënien e tyre dhe impaktin në takimin e parë.
Zonja Tefta ka shprehur se e ka pëlqyer që në takimin e parë. “Ajo është e bukur si jashtë edhe brenda”, tha vjehrra për nusen, ndërkohë që Greiss tregoi se në familjen e saj nuk është rritur me mendime negative mbi vjehrrat.
Ato jetojnë bashkë dhe e kanë konsideruar bashkëjetesën si të kënaqshme.
Kjo është intervista e tyre:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=8Jvn9h3H_Tk
Burimi i fotos: Tv Klan