ShowBiz

Si reagon Zonja Tefta në situatat e zënkave mes nuses dhe djalit?

Të jetosh me prindërit e burrit, apo vetëm? Kjo është një nga pyetjet që shtrohet shpesh në tavolina dhe diskutime të ndryshme. Shpeshherë është trajtuar si tematikë në programe televizive dhe njerëzit janë të ndarë në dy kampe. Moshat më të reja mbrojnë variantin “vetëm”, kurse ato pak më të mëdhaja variantin “bashkë”.

Zonja Tefta dhe nusja e saj e djalit Greiss kanë qenë të ftuara te Rudina ku kanë folur për bashkëjetesën e tyre në të njëjtën shtëpi. Zonja Tefta ka treguar se kur shikon ndonjë padrejtësi të vogël ndaj nuses ajo i tërheq veshin djalin. “Kur ai i thotë, Greiss më sill diçka, unë i them jo Ilir, përse Greiss, duhet të ngrihesh vetë”, ka treguar vjehrra në këtë rast.

Nga aq sa mund të kuptohet nga intervista, shtatë vitet e para të jetesës së tyre bashkë kanë shkuar mirë.

Link: https://youtu.be/8Jvn9h3H_Tk?t=23m11s

Burimi i fotos: Tv Klan