ShowBiz
2017-05-09 18_04_51-rose-roses-flowers-red-54320 (1).jpeg ‎- Photos

Buqeta me lule për vajzat e showbizit

Nuk është i ri fakti që vajzat i adhurojnë lulet. Janë apo nuk janë romantike, ato nuk i thonë kurrë jo një buqete. Disa djem të kujdesshëm e njohin mirë këtë karakteristikë të vajzave dhe ia bëjnë qejfin duke i surprizuar. Megjithatë nuk është e thënë që vajzave t`iu dhurojnë lule vetëm djemtë. Motrat, vëllezërit, apo miket e ngushta e bëjnë fare mirë këtë.
Morena Taraku mori sot një buqetë gjigande me trëndafila të kuq në formë zemre. Mbi to ishin vendosur inicialet e saj. Për nga ngjyra e trëndafilave dhe forma, duken më shumë si të dërguara nga ndonjë djalë.

09ed0ab9-2db9-44e1-8426-8c676b1494c7

Albani Osmani mori një buqetë shumëngjyrëshe. Për të ishte gjithashtu surprizë mjaft e këndshme.

E kujt nuk do t`i pëlqente?!

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/red-flowers-roses-rose-54320/