ShowBiz

Albana Osmani: ‘Kryeministri më priti në zyrë si të isha Princesha Diana’

Nisma “Ti je luledielli” e Albana Osmanit, gjeti mbështetje të fuqishme nga shumë njerëz. Të njohur dhe të panjohur u veshën me luledielli dhe paratë e mbledhura nga shitjet e bluzave u vendosën në funksion të blerjes së disa pajisjeve për repartin e Pediatrisë Onkologjike, specifikisht për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e gjakut.
Nisma u mbështet edhe nga kryeministri dhe me Albanën shkrepën një foto. Në një intervistë të ditëve të fundit, prezantuesja tregoi se ishte trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi, sikur të ishte Princeshë Diana, nga kryeministri. Ai e kishte vlerësuar shumë iniciativën.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BR_j5d_gzH1/?taken-by=albanaosmani1