ShowBiz

Aktori turk lë xhirimet dhe operohet

Kivanc Tatlitug është një ndër aktorët më të njohur turk në Shqipëri. Ai ka luajtur në disa filma si protagonist dhe ka fituar zemrat e publikut. Një lajm jo i mirë vjen nga artisti. Ka lënë përgjysmë xhirimet e filmit që po realizon për t`iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë. Pas një ndeshjeje basketbolli, u dëmtua dhe kjo është ndërhyrja e dytë që bën. Fatmirësisht operacioni ka shkuar mirë dhe nuk është asgjë serioze. Së shpejti ylli i kinemasë turke do t`i rikthehet punës.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOqAcTBjnGC/?hl=en