ShowBiz

Hapet fushata për Ardit Gjebrean

Sa njerëz mund të jenë nostalgjik për kohën kur Ardit Gjebrea këndonte? Ai e nisi karrierën me muzikë dhe pastaj u largua dalëngadalë prej saj, për të qëndruar nën moderimin e programit të së dielës. Pavarësisht se emisioni ka ndjekësit dhe fansat e vetë, ka shumë njerëz, të cilëve iu mungon Arditi këngëtar. Një prej tyre është Olta Gixhari. Ajo ka treguar gjatë spektaklit të djeshëm në YFSF, se dëshiron shumë që Arditi t`i kthehet muzikës dhe lutjen private që i ka bërë atij do ta shndërrojë në një fushatë publike.
Është e sigurtë se emra të tjerë të njohur si dhe shumë fansa të Arditit do të bashkohen fushatës.

Burimi i fotos së Oltës: https://www.instagram.com/p/BT_I_utgBwf/?taken-by=oltagixhari&hl=en

Burimi i fotos së Arditit: https://www.instagram.com/p/BQsfdpxBI5v/?taken-by=arditgjebrea&hl=en