Reperi ishte parë në polici dhe menjëherë nisën lajmet për një konflikt. Skivi kishte qenë vërtetë në ato ambiente, por për një qëllim krejt tjetër. I ishte dashur të merrte leje për të bërë disa xhirime të projektit të ri. Duke qenë se ka disa rregulla, ato duhen respektuar. Nuk do të thotë se në polici shkojmë vetëm kur kemi bërë gabime.
Nisur nga fakti se ishte abuzuar mbi këtë ngjarje nga portale të ndryshme, ai sqaroi vetë. E vërteta nuk duhet tjetërsuar dhe sot janë të gjitha mundësitë për të përgënjeshtruar.