ShowBiz

Largohet Kimikati nga ‘Portokallia’?!

Është një ndër më të rinjtë, por edhe më të duartrokiturit në programin e humorit. Kimikati është roli që luan Olsi Bylyku, e që ka fituar zemrat e publikut. Për shkak të aktorit, por edhe gjithë dinamikave të situatave, e përfshirjes në to emrat e personazheve të njohur të showbizit, si Noizy, Kallashi, Blunt dhe Real, Stresi, etj ka arritur të depërtojë te të gjithë.
Dje nuk ishte në “Portokalli” dhe fansat janë shqetësuar seriozisht për të. Sapo aktori ka postuar foto në Instagram kanë vërshuar pyetjet rreth mungesës së djeshme. Ai ende nuk i është përgjigjur atyre, por me siguri mungesa ka lidhje me ndonjë angazhim familjar dhe jo largim nga programi.

https://www.instagram.com/p/BUZd6O8gCoI/

Link: https://www.instagram.com/p/BUZd6O8gCoI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTj0RCfATLk/?taken-by=olsibylyku1