ShowBiz

Pas suksesit të sfilatës, Alketa Vejsiu flet për dashuritë e saj!

E vendosur, arriti të realizonte sfilatën e parë me fustane nusesh. Ftesa e kuruar në detaje, me aromë dhe elegante, 100 të ftuarit, pasteli si kodi i veshjes, kopshti magjik në sallën e pritjes, modelet e vogla dhe Marina Vjollca, ishin vetëm disa nga elementët që përbënin kulmin e eventit, të cilit vështirë se mund t`ia gjeje një të tillë, mes kaq shumë detajesh. Organizatorja, Alketa Vejsiu dëshmoi edhe njëherë se di t`i bëjë gjërat vetëm perfekte, nëse nuk është e sigurtë për rezultatin maksimal, atëherë pret momentin e duhur. E ftuar në “Jo vetëm modë”, tregoi se ky është një zakon, ose më mirë ta quajmë virtyt nga fëmijëria. “Prindërit më kanë mësuar, ose t`i bëj gjërat mirë, ose mos t`i bëj fare”, është shprehur vajza e sukseseve. Ka folur këtë herë për marrëdhënien e shkëlqyer me të dy prindërit dhe bashkëshortin e saj, që e ka njohur kur ishte 19 vjeçe.

Pas gjithë angazhimeve që ka me biznesin, televizionin, familjen e projekte të tjera që lidhen me njëra-tjetrën, si ia del ta gjejë kohën? Ajo ka treguar se sekreti i suksesit është t`i bësh gjërat me përkushtim dhe dashuri. “Dashuritë nuk ndërhyjnë dhe nuk konkurrojnë njëra-tjetrën”, ka treguar ajo. “Me një ekip të talentuar dhe delegimin e shumë çështjeve atyre, mund të arrihet gjithçka”, sipas saj.

Sfilata do të realizohen shumë, në vazhdimësi, por e para do të mbetet gjithmonë e veçantë dhe do të jetë sistem referimi dhe inspirimi për të gjithë!

Për më tepër kjo është intervista e saj:

https://www.youtube.com/watch?v=hAiW2R-a7vY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hAiW2R-a7vY