ShowBiz

Marina dhe Getoari gati për dasmë, zgjedhin unazat?

Marina dhe Getoari janë pothuajse gati për dasmë. Tani është e sigurtë që do të martohen dhe çdo lëvizje e tyre, çdo vizitë nëpër dyqane, interpretohet si për shkak të dasmës. Ata janë fotografuar nga paparacët duke hyrë në një prej qendrave tregtare më të shtrenjta të kryeqytetit. Kjo vizitë është lidhur me përzgjedhjen e unazave, megjithëse është ende herët për këtë pjesë. Ata të dy janë të dhënë pas modës dhe ndoshta kanë qenë thjesht për shopping.