Djali i Sinan Hoxhës feston sot 1-vjetorin e lindjes. Artisti ka përjetuar këtë vit periudhën më të bukur të jetës dhe gjithë muajt e lumtur do të festohen sot në një mbrëmje të gjatë e fantastike. Dy prindërit e rinj kanë ftuar miqtë më të afërt dhe familjarët e sigurisht fëmijët e tyre. Ingrit Gjoni ka mbërritur në festë me djalin e saj Paridin dhe ka ndarë një video nga atmosfera.
Ansi dhe babi janë veshur njësoj me këmishë e pantallona të bardha dhe jelek e xhaketë bojëqielli. Andrra, Sinani dhe biri i vogël do të festojnë sot 12 muajt e lumtur që kaluan dhe ne i urojmë 100 vite të tjera!
Gëzuar ditëlindjen Ansi!
https://www.instagram.com/p/BUhS9Gvh8a4/