Aktualitet

Çfarë mendojnë kryeredaktorë dhe ekspertë të njohur rreth Facebook Instant Articles?

Redaksitë botuese në Gjermani ende janë në fazën e eksperimentimit me mundësinë e Facebook për Instant Articles (Artikujt e menjëhershëm). Ndërkohë që për disa media të tjera me peshë, Instant Articles është një histori tashmë.
Ka pasur shumë skepticizëm në lidhje me këtë që nga fillimi. Të parët që kanë dalë nga projekti kanë qenë “The Guardian” dhe “New York Times”. Shefi ekzekutiv i Association of German Magazine Publishers (VDZ), e quan këtë një “thirrje të qartë për zgjim ndaj Facebook”. Dilema e shumë redaksive ka qenë rreth kohëzgjatjes së Instant Articles në Facebook.

New York Times: Pritshmëritë nuk përmbushen
“Shfaqja e markës humbet në Faceook në njëfarë mënyre” ka thënë Wiebke Loosen. Kjo pasi njerëzit do të thoshin se e marrin lajmin thjesht nga Facebook, pa pasur parasysh se ku po e lexojnë atë dhe kjo nuk është një gjë e mirë për median, sipas tij. Më tej ai ka vazhduar duke shprehur se Instant Articles mund të jetë një kombinim i keq me përmbajtjet e paguara. Kjo sepse nëse një publikues dëshiron të paguajë për një përmbajtje dixhitale, ai mund ta shpërndajë free në Facebook në të njëjtën kohë. Publikuesit e “Guardian” dhe “New York Times” e kanë konsideruar si eksperiment, por është e qartë se pritshmëritë e tyre nuk janë përmbushur.

Synim i grupeve të reja dhe kohë e shkurtuar pritjeje
Shfletimi i shpejtë e bën më interesant dhe tërheqës leximin për të gjithë, por edhe për targetin e njerëzve që s`kanë durim. Nëse i vendos reklamat në website do të fitojë 100%, por nëse e lejon Facebook të të ndihmojë në këtë pjesë, ato do të jenë 70%.
Mathias Muller nga “Blumencron”, kryeredaktori për mediat dixhitale në Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shprehur skepticizmin e tij rreth shpejtësisë me të cilën jepet informacioni, për Instant Articles, sipas tij, nuk ka përse. Nga ana tjetër, “Spiegel Online” është një nga të parat media në Gjermani që e përqafoi këtë mundësi. Eksperti i mediave sociale, Torsen Beeck shikon më tepër avantazhe sesa disavantazhe në këtë mes.

Mungesa e përmbajtes së paguar
“Spiegel Online” përfiton nga shtrirja shtesë dhe për më tepër Instant Articles janë miqësorë dhe produkt i mirë. Duhet peshuar se çfarë vlen më shumë, heqja dorë nga Instant Articles dhe më tepër trafik në faqe, ama nga ana tjetër është disavantazhi i kohës së ngarkimit.
Sipas Schezer, është për të kritikuar fakti se përmbajtjet e shpërndara si Instant Articles përfitojnë më shumë klikime nga Facebook sesa nga website-i. Ndaj kjo platformë duhet të ndryshojë, sipas tij. Koha e gjatë që duhet për t`u regjistruar për shërbimet botuese, si gazetat, abonimet apo eventet, duhet të ndryshojë, sipas Schezer.

Fokusi në të dhënat e përdoruesit
Një tjetër pyetje që shtrohet është sesi Facebook mund të mbështesë publikuesit pa Paywall. Të dhëna anonime të përdoruesve janë konsideruar dhe këto ndihmojnë për të përmirësuar marketingun. Në përgjithësi Instant Articles janë një produkt i suksesshëm. Sipas Facebook, rreth 9000 publikues janë përfshirë në këtë projekt. Shifra është rritur me 27% në 12 muajt e shkuar.
Gjithsesi sipas Loosen, tërheqja nga ky projekt i mediave të tilla si “Guardian” dhe “New York Times”, nuk do të thotë se projekti ka dështuar.

Burimi i lajmit: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Facebook-Instant-Articles-Zwischenfazit-mit-Stimmungsdaempfer-3725578.html