Halla Vjollca është më shumë si shoqe për mbesat e saj. Një prej tyre festoi ditëlindjen dje dhe ajo e ka uruar publikisht, ashtu si përherë.
“Urime ditëlindjen Inva bukuroshja e hallës. I paq krejt të mirat në jetë. Të duaaaaa”, ka shkruar ajo.
Përpos faktit që sa herë mundet shkon pranë tyre në këto ditë festive, kur nuk mundet për shkak të koncerteve, e gjen mundësinë për t`i uruar me shumë dashuri nga larg.