E përjavshmja italiane “Chi” ka publikuar fotot e para të Georginës, partneres së Cristiano Ronaldos, shtatzënë. Një foto e postoi edhe vetë Ronaldo dje, por barku i saj dukej me vështirësi pasi ishte ulur.
Mediat u vunë në kërkim pas asaj fotoje duke zbuluar se Georgina është vërtetë shtatzënë dhe madje në pritje të binjakëve. Thuhet se është në muajin e katërt të shtatzënisë. Çifti ka disa kohë që është në një lidhje dashurie dhe ishte pikërisht “Chi” që e zbuloi këtë vjeshtën e kaluar.
Ronaldo ka edhe një djalë nga një marrëdhënie e hershme dashurie.
Burimi i lajmit: http://www.ilmessaggero.it/societa/persone/cristiano_ronaldo_georgina_gemelli-2472376.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUhvaQulaPd/?taken-by=cristiano