ShowBiz

Sa para shpenzoi Aurela Hoxha gjatë qëndrimit në Kanë?

U bë një grup vajzash e djemsh të bukur nga Shqipëria të cilët shkuan bashkë apo të ndarë në Kanë. Aurela Hoxha ishte një prej tyre dhe për çdo ditë nxori nga një fustan të bukur me të cilin shkonte mbrëmjeve të eventit. U bënë 5 ditë qëndrimi atje për të dhe me të drejtë shumë pyetën se sa para harxhoi. Pyetjen ia ka bërë Rudina në programin e saj. Aurela tregoi se gjithçka kushton, ashtu siç pjesëmarrja në këtë event, por gjithçka ia vlen për të ndjekur ëndrrën dhe pasionin. Duhet të jesh fleksibël në raste të tilla, ka treguar me pak fjalë Aurela. Mund të mos shkosh në hotele me pesë yje për të mos shpenzuar shumë.
Të qenurit në këtë event i shërbeu modeles dhe sipërmarrëses për të krijuar kontakte të rëndësishme me të cilët do të bashkëpunojë.

Kjo ishte intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=vkFCFPz0LeU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vkFCFPz0LeU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUucCpShAwB/?taken-by=hoxha_aurela&hl=en