ShowBiz

Sa ndërhyrje estetike ka bërë Roza Lati?

Të ndërhysh apo të mos ndërhysh në fytyrë e në trup? Çdokush e mendon sipas perceptimit të vetë dhe ka nga ata që janë pro, ashtu siç ka nga ata që janë kundër. Një pjesë e madhe e personazheve të showbizit kanë ndërhyrë në fytyrë ose në trup, por pak e kanë pranuar. Roza Lati është një ndër ato vajza që nuk e ka pasur problem t`i pranojë. Ka folur dje me detaje për dy ndërhyrjet në hundë, atë në buzë dhe të fundit në gjoks. Hundën, tregoi Roza, e kishte bërë njëherë për shkaqe shëndetësore e më pas për arsye estetike. Me të ende nuk ka mbaruar punë. Do të ketë një operacion të tretë, pasi ka mbetur e pakënaqur nga i pari. Më pas rrëfeu se ka fryrë pak buzët, por pa e ekzagjeruar dhe në fund siç të gjithë e dimë, zmadhoi gjoksin.
Gjithsej u bënë katër dhe së shpejti do të vijë i pesti. Roza ka qenë gjithmonë e çiltër dhe e sinqertë.

Rrëfimi i saj:

https://www.youtube.com/watch?v=7jusidt3-Z0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=7jusidt3-Z0

https://www.youtube.com/watch?v=o3yI8F3DOy4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=o3yI8F3DOy4

https://www.youtube.com/watch?v=9rJ6gokpSZo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9rJ6gokpSZo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUxcCq_loGY/?taken-by=roza_lati