Pas gjithë sukseseve të jetës, famës, hiteve e çdo gjëje tjetër, Albani vlerëson familjen. Suksesi më i fundit i artistit u shënua në Prishtinë, në koncertin gjigand që realizoi në sheshin e madh, ku u mblodhën rreth 17 mijë vetë.
Megjithatë statusi i tij i fundjavës ka rrëmbyer edhe njëherë zemrat e gjithë ndjekësve. Në një foto të Miriamit dhe Amelis ka shkruar se ato janë dy sukseset e tij.
Lumturia e dy vajzave është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.