Michelle e fitoi statusin e një ikone stili për sa kohë ishte Zonjë e Parë. Ajo nuk u pa asnjëherë me të njëjtën veshje në evente të ndryshme të rëndësishme, por nuk ishte e njëjta gjë për burrin e saj. Ajo ka zbuluar në konferencën e Apple, se Barack Obama veshi të njëjtin kostum dhe të njëjtat këpucë për 8 vite dhe askush s`e vuri re.
“Tani njerëzit bëjnë foto të rrobave që unë vesh, të bizhuterive që vendos, por nuk komentojnë që për 8 vite ai veshi të njëjtin kostum”, tha ajo, duke e quajtur të padrejtë këtë gjë.
E çuditshme në fakt sesi askush nuk e kishte vënë re!
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOaRn5zDwOi/?taken-by=obamawhitehouse&hl=en