Vdekja e Françesk Radit ishte e papritur dhe tronditëse. Ajo që e përjetoi më rëndë ishte shoqja e tij e jetës, Tefta Radi. Video e saj në kohën që Françesku ndodhej në spital, preku shumë njerëz. Pas largimit të tij nga jeta, ajo u nis për në Australi ku po jeton me djalin dhe me nënën. Është pikërisht ky pengu më i madh, që i shoqi nuk e arriti Australinë. Kishin marrë edhe vizat dhe ai mezi priste të ikte. Për “Gazeta Dita” Tefta ka treguar se nëse hemoragjia që i mori jetën do të kishte ndodhur kur të ishin në Australi, ai mund të kishte shpëtuar. Ndaj ky është pengu i saj më i madh.
Ndër të tjera ka rrëfyer se ndoshta nuk duhet të ishin dashur aq shumë për të mos u ndarë aq papritur.
Burimi i lajmit: http://www.gazetadita.al/intervista-tefta-radi-per-franceskun-dhe-ikjen-time-nga-shqiperia/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=344662505551261&set=t.1267237537&type=3&theater