Aktualitet

Videot e spoteve elektorale, në kanalet e mbështetësve ekstremistë islamikë

Tre partitë kryesore të Britanisë u tërhoqën nga YouTube mbrëmë pasi “The Times” zbuloi se reklamat e fushatës së tyre promovoheshin pranë videove të ekstremistëve islamikë. Ky ishte një vendim i marrë në minutat e fundit, në më pak se 48 orë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Reklamat zgjedhore të Labour dhe Lib Dems luheshin në YouTube në një kanal të krijuar nga një mbështetës i Shtetit Islamik. Tim Farron, kreu demokrat i liberalëve paraqitej mbi foton e profilit të mbështetësit ekstremist islamik, në të cilën ishte flamuri i zi i grupit terrorist.
YouTube e fshiu profilin, vetëm kur u kontaktua nga gazeta për atë që po ndodhte.

Burimi i lajmit: https://www.thetimes.co.uk/edition/news/election-videos-on-youtube-hate-channels-d8pkb2k53

Burimi i fotos: YouTube