Jonida Shehu ka festuar 35-vjetorin e lindjes dhe kjo është e para ditëlindje si nënë. Kështu që ky detaj nuk mund t`i shpëtonte bashkëshortit të saj, skenografit, Albi Çifligu, i cili i ka dërguar në program një buqetë me trëndafila dhe pusullë në emër të vajzës, Kristal.
Jonida është emocionuar së tepërmi dhe i ka zbrazur ndjesitë në një status ku bën një përmbledhje të gjithë gjërave të mira që ka në jetë. Familja zë vendin e parë dhe burimin e pashtershëm të dashurisë.
Ndau edhe një video nga momenti i surprizës:
https://www.instagram.com/p/BVP_ptrl6Ng/?taken-by=jonida.shehuLink: https://www.instagram.com/p/BVP_ptrl6Ng/?taken-by=jonida.shehu
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSd6VuEF0DO/?taken-by=jonida.shehu