Për shkak të një deklarate të konsideruar si “blasfemi”, një burrë në Pakistan është dënuar me vdekje. 30-vjeçari është dënuar me vdekje gjatë fundjavës, sepse ka ofenduar Profetin Muhamed në Facebook. Ky është dënimi më i ashpër për blasfemi dhënë në një vend kryesisht mysliman, sipas Guardian. Sipas gazetës Pakistaneze Dawn, i dënuari u akuzua jo vetëm për blasfemi, por edhe në bazë të ligjit për anti-terrorizmin, i cili e ndëshkon gjuhën e urrejtjes.
Në një polemikë të hapur në Facebook, 30-vjeçari kishte folur me përçmim për udhëheqësit fetarë suni, Profetin Muhamed dhe gratë e tij. Që nga rikthimi i dënimit me vdekje në vitin 2014 askush nuk ishte dënuar me vdekje për blasfemi edhe pse vitin e shkuar janë ekzekutuar të paktën 87 dënime me vdekje në vend, sipas Amnesty International.
Në muajin Maj, Human Right Watch vurin në dukje se Autoriteti i Telekomunikacionit në Pakistan është duke forcuar ligjet për “përmbajtjet blasfemuese” në rrjetet sociale. Në kuadër të kësaj, janë mbyllur 13 mijë website-e për shkak të përmbajtjes së konsideruar si “blasfemi”.
Burimi i lajmit dhe fotos: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Pakistan-Todesstrafe-fuer-Facebook-Eintrag-verhaengt-3742012.html