ShowBiz

Xhensila tregon të vërtetën e sherrit me Besin

Bëri bujë deklarata e Bes Kallakut pak kohë më parë përsa i përket një skene xhelozie. Ai tregoi se Xhensila njëherë kishte bërë një sherr me të, pasi në anën tjetër të telefonit dikush i tha Besit të hënksha buzën.

E ftuar sot te “Rudina”, vetë protagonistja e konfliktit ka treguar se nuk ishte një situatë aq e rëndë sa e prezantoi burri i saj i ardhshëm. Historia kishte ndodhur 7 vite më parë dhe tani çdo gjë ka kaluar, lidhja e tyre është më e konsoliduar.

Nusja e ardhshme ka treguar se po merret me përgatitjet e dasmës që do të realizohet në vjeshtën e këtij viti. Kështu që çdo gjë po shkon mirë.

Intervista:

https://www.youtube.com/watch?v=18rTXt7xIYg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=18rTXt7xIYg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BSybK8Mh_0N/?taken-by=xhensilamyrtezaj