Lifestyle

Këto janë pasojat e lojës së famshme – Kujdes fëmijët

Lodra më e fundit që po argëton gjithë fëmijët dhe jo vetëm, është jo pak e rrezikshme. Spinners po qëndron në duart e shumë të rinjve edhe gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e shkollës, edhe në shtëpi, urban, rrugë e kudo.
Përpos gjithë dëmit të varësisë që mund të shkaktojnë e që po diskutohet gjatë këto ditë, ka edhe një problem tjetër. Nëse bateritë e tyre gëlltiten nga fëmijët e vegjël mund të shkaktojnë mbytje ose gjakderdhje të brendshme.
Problemi kryesor është që kjo lodër nuk ka të shënuar as ndonjë minimum moshe për përdorim të sigurtë.
Ajo që këshillohet është kujdesi individual ose i prindërve për të lexuar mirë në paketim kushtet e sigurisë.
Ky është një objekt i dizenjuar për të provuar aftësitë motorike te fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe nevoja speciale. Si dhe supozohej që të ulte stresin dhe të nxiste përqëndrimin dhe fokusimin.

Burimi i lajmit: http://www.independent.co.uk/life-style/health-and-families/fidget-spinners-recall-choking-internal-bleeding-local-authorities-warning-fear-warning-bath-north-a7788026.html

Burimi i fotos: © Sebastian Voortman https://www.pexels.com/photo/adult-blur-close-up-fidget-spinner-422285/