ShowBiz

Turi bëhet xheloz për Orindën dhe sozinë e saj

Që tezet dhe hallat janë shumë të lidhura me fëmijët kjo nuk është asgjë e re. Janë aq shumë sa ndonjëherë i konsiderojnë nipërit dhe mbesat si t`i kenë të tyret, sidomos kur nuk kanë vetë ende fëmijë.
Orinda është ndjerë pafundësisht krenare pasi mbesa ka dhënë një shfaqje dhe ka shkruar: “Ajo është ylli im! Jam e bekuar! Më shumë nga sa kam merituar. Ti je specialja ime”. Për hir të së vërtetës mbesa qenka edhe një kopje identike në pamje dhe lëvizje, e Orindës.
Aq ka duruar Turi, bashkëshorti i ardhshëm i Orindës. Ai i ka bërë një koment duke i kujtuar se nuk është e saja.
Edhe Turi xheloz si të gjithë burrat!

Link: https://www.instagram.com/p/BVcMUi0nXOz/