Sidrit Bejleri dhe Denisa Gjezo sapo kanë publikuar duetin e shumëpritur, “Sa fort të du”. Të dy zërat e kombinuar perfekt sollën këngën që do të shoqërojë këto mbrëmjet tona të verës. Me një ritëm të veçantë për muzikën e së cilës është kujdesur vetë Sidriti bashkë me mjeshtrin Shpëtim Saraçi dhe një tekst të shkruar nga Sidi gjithashtu, kënga do të jetë një sukses i garantuar.
Për të mos folur për atmosferën e ngrohtë që përcjellë videoklipi.
Nën ritmin e “Sa fort të du” nuk mund të qëndrojmë ulur.