Të jesh dembel nuk ka asgjë të keqe. Vetëm se është e bezdisshme për ta të shkojnë pranë tryezës për të ngrënë, jo më për t`u përgatitur për udhëtim.
Kështu që për të gjithë këta ka disa këshilla që ta kenë jetën pak më të thjeshtë.
Mos e zbrazni valixhen
Disa gjëra janë bazë në çdo udhëtim. Një bluzë, syzat, aparati fotografik i udhëtimeve, janë disa gjëra që mund t`i mbani gjithmonë gati edhe kur jeni në shtëpi.
Hyr i fundit në avion dhe dil po i fundit
Mund të qëndrosh në pritje në Gate, të karikosh telefonin ose dërgosh ato emailet e mesazhet e fundit përpara nisjes.
Ruaj një listë të gjërave të përgjithshme që duhen përpara një udhëtimi
Janë ato gjërat bazë të kostumeve, apo rrobave që duhen në varësi të udhëtimit si dhe objektet e tjera si rrobat e banjës, furça dhe pasta e dhëmbëve e të tjera të këtij lloji.
Kërko servis në dhomë
Zakonisht është e njëjta llojshmëri ushqimesh e po ashtu edhe çmime të njëjta si në menunë e restorantit edhe në ushqimin që dërgohet në dhomën e hotelit.
Përdorni autobusat e turit
Bëhet fjalë për ata autobusat e hapur që përdorin turistët për të njohur qytetin. Nëse përtoni të shëtisni çdo vend në këmbë atëherë merrni autobusin.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/06/19/travel-hacks-for-lazy-people/
Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/travelling-travel-traveling-packing-30855/