Marina ka shkuar me pushime me Getoarin dhe Luana është gati që të komentojë në çdo foto që e motra poston.
Çfarë i ka shkruar ajo? Motrat janë gjithmonë ato që na bëjnë komente të bukura dhe ngacmuese. Luana për shembull e ka quajtur Marinën “bisha ime”.
Marina nga ana tjetër e ka quajtur “shpirti im”. Dihet se “bisha” ka marrë një konotacion pozitiv dhe përdoret vetëm për mirë.
Kjo është një ndër të rrallat herë që motrat nuk i bëjnë bashkë pushimet. Zakonisht ato i bashkohen njëra-tjetrës në gjysmë të pushimeve. Luana këto ditë është duke punuar me klipin e ri ndaj nuk ka kohë për pushime.
Link: https://www.instagram.com/p/BVrn2OjlfDm/?taken-by=marina_vjollca&hl=en