Megjithë guidat që kemi për restorantet më të mirë në botë, ushqim të shijshëm dhe të veçantë mund të ketë edhe në ato restorantet e pavlerësuar, ose të palavdëruar. Si t`i gjejmë ata?
Janë pyetur disa ekspertë, si shkrimtarë që shkruajnë për ushqimin dhe organizues rajonal të akademisë globale që emëron anëtarët e panelit për “World`s 50 Best Restaurants” (50 Restorantet më të Mirë në Botë).
Këtu janë rekomandimet për restorantet e nënvlerësuar, asnjëri nga të cilët (në kohën që u shkrua kjo listë), nuk kishte karakteristikat e rëndësishme të kulinarisë globale.
Al Toke Pez, Peru (Lima)
Kritiku i ushqimit në Lima, Diego Salazar thotë: “Tomás ‘Toshi’ Matsufuji, djali i shefit Dario Matsufuji ka një PhD në kiminë supramolekulare, por tani gatuan për restorantin e tij të vogël Al Toke Pez, ku mund të kesh ushqim për 10 dollarë, pa përfshirë pijet. Lokali është i vendosur në një zonë ku jeton klasa e mesme ose e ulët e popullsisë së Surquillo. Lokali i shërben një menuje me 6 tipe peshqish dhe prodhime deti, plus një pjesë menuje sekrete që është vetëm për miqtë dhe klientët e rregullt.
Link: https://www.instagram.com/p/BR_qVPqj3fX/?taken-at=1008132107
Atoboy, USA (New York)
Mitchell Davis, drejtor ekzekutiv i fondacionit James Beard thotë: “Për një eksperiencë unike në New York ku ushqimi është i sofistikuar dhe dizajni i shkujdesur, por urban, me shërbim të sjellë me dashuri dhe çmim të drejtë, konsideroni Atoboy nga Junghyn Park.
Davis ka vazhduar duke treguar se ushqimi aty është i “infektuar” fuqishëm nga ndikimi Korean, por i ndërthurur me elemente modern, me përbërës të mirë dhe paraqitje të bukur. Një pjesë tjetër e rëndësishme është çmimi, i cili këtu duket se është i arsyeshëm. Me 36 dollarë porositen tre pjata të ndryshme. Të preferuarat janë pulat e skuqura me salcë, me djathë dhe aromë hudhre, ose misër, proshutë etj.
Link: https://www.instagram.com/p/BSwE9CxhnpZ/?taken-by=atoboynyc
Bread & Wines Vineyard Restaurant, Afrika e Jugut (Cape Town)
Shkrimtari i ushqimit Tamsin Snyman tha: “18 vitet e kuzhinës mjeshtërore janë gdhendur në strukturën e skenës së kuzhinës Franschhoek, ku mirëpritës është Neil Jewell. Ai punon së bashku me gruan, bukëpjekëse mjeshtre, kurse ai njihet si mbreti i gatimit të ushqimeve të ftohta. Njerëzit kthehen gjithmonë aty për pjatën e tij kampione të peshkut kingklip me gjalpë të pjekur, më krahë pule dhe kërpudha turshi.
Link: https://www.instagram.com/p/BUUgh8oFE6b/?taken-at=430236698
Bunker, Thailand (Bangkok)
Botuesi i Bangkok 101, Mason Florence tha: “Që prej një viti që është hapur, Bunker ka vendosur standardin e artë në fushën e gumëzhimit të të ngrënit në Sathorn Road”.
Ai e ka cilësuar këtë vend si një nga restorantet e vërtetë të qytetit dhe e ka vlerësuar ushqimin e shijshëm të shefit Arnie Marcella, të cilin e quan të fiksuar pas përshtatjes perfekte të ingredientëve me ato që tregu ka në periudha të caktuara, për të gatuar gjëra të freskëta.
Florence ka vlerësuar gjithashtu edhe mishin e pjekur, kërmijtë, kërpudhat turshi përzierjen me majdanoz. “Bari bën koktejle shumë të mirë gjithashtu”, ka thënë ai.
Link: https://www.instagram.com/p/BVFVgzalPcX/
Burgundy, Lebanon (Beirut)
Jade George, shefe editoriale e Middle Eastern, revistës së kulturës ushqimore, tha: “Ai e quan veten si një francez bashkëkohor, por shef Youssef Akiki, i Burgundy sfidon zakonet e ngurta duke prezantuar pjatat libaneze dhe duke eksperimentuar me produktet e vendit.
Megjithëse menuja ndryshon sipas sezoneve, ajo është e kënaqur me menunë e këtij vendi, sidomos pjatat me turshi nga kopshti i Jackqueline-s.
Link: https://www.instagram.com/p/BP8Iwt4DPUd/
Crizia, Argentina (Buenos Aires)
Gazetarja e ushqimit Raquel Rosemberg tha: “Edhe pse Argjentina është e famshme për mishin, ka edhe një bregdet të gjerë me prodhime deti dhe Crizia ku është shef Gabriel Oggeron, është vendi i duhur për të shijuar peshk të freskët dhe prodhime të tjera të detit.
Ai është i fiksuar me frutat e detit dhe kuzhina e tij ka ndikim të fortë mesdhetar.
Link: https://www.instagram.com/p/BVwE5_6Fwxs/
Döllerer, Austria (Salzburg)
Christian Grünwald, editor i gazetës austriake A La Carte tha: “Shefi Andreas Döllerer e ka bërë kuzhinën alpine markën e tij dhe kjo ka bërë që restoranti i tij të futet në listën e më të mirëve të Austrisë.
“Ai punon më së shumti me ingredientë që vijnë nga Alpet e Salzburgut, duke përfshirë perime nga kopshti i rajonit Tennengau dhe peshkun nga Bluntau Valley (Lugina Bluntau)”, tha Grünwald.
“Për dikë që dëshiron të tentojë për gjëra të reja, mendoni koprën e pjekur në një brumë të përbërë nga një krem akulli nga shkëmbi antik i malit më të lartë austriak Grossglockner, në krye me vezët e peshkut nga prodhuesi i parë austriak i havjarit, Walter Grüll”, tregoi Grünwald.
Link: https://www.instagram.com/p/BEgBXo-SjXe/
Enigma, Spain (Barcelona)
Gazetarja Cristina Jolonch tha: “Albert Adria e parashikon Emigma-n e tij 4-mujore si një mjedis afatgjatë me potancialin e plotë që do shpaloset me kalimin e kohës, kështu që nuk do të gjeni këtu kuzhinierin që kategorizon llojin e kuzhinës së tij. Është ende shumë i ri për të bërë ndonjë listë, por restoranti ofron një propozim gastronomik tërheqës, që luan me një gamë hapësirash, e që secila fokusohet në stile të ndryshme të gatimit.
Link: https://www.instagram.com/p/BVwX7V-Fj51/
Igni, Australia (Geelong, Australia)
Pat Nourse, menaxher editorial i gazetës Australian Gourmet Traveller tha: “Igni bën gjithçka që bëjnë restorantet e bukura, vetëm se më lehtë, më shpejtë dhe më shumë agëtuese. Në pjesën e pasme të lokalit dy blloqet për stript club, nuk janë ajo që bëjnë restorantet zakonisht, por shef Aaron Turner ka aftësinë e balancimit të impaktit të pjatës dhe shijes.”
Link: https://www.instagram.com/p/BV2BwlkAX26/
Jiquitaia, Brazil (San Paulo)
Gazetari dhe kritiku i kulinarisë Josimar Melo tha: “Pavarësisht nga thjeshtësia e vendit, përpunimi i ushqimit Brazilian e ka sjellë në vëmendje këtë lokal të ngritur në një shtëpi të vogël në San Paulo. Një ish-avokat, shef Marcelo Corrêa Bastos punon në stufë, ndërsa motra e tij merr porositë për koktejlet, kryesuar nga “caipirinhas”, koktejl kombëtar i Brazilit. Kuzhina e vjetër braziliane është e mirë, e përballueshme ekonomikisht dhe ka aromë të shijshme.
Link: https://www.instagram.com/p/BUMsZwAF85B/
Lula Café, USA (Chicago)
Reporteri i ushqimit Steve Dolinsky tha: “Te Lula Café pronari Jason Hammel i kupton sezonet, më mirë sesa kuzhinat.”
“Aty ka shumë perime të vendit, mish dhe ushqim deti. “Nëse do të shkoni për darkë zgjidhni menunë e provës vegjetariane, që kushton 50 dollarë”, tha reporteri.
Link: https://www.instagram.com/p/BVvD3SwDvKU/?taken-at=1616838
Moregrill, Russia (Moskë)
Andrey Zakharin, shef editorial i “Gastronom PH” tha: “Në restorantin e ri në Moskë ‘Moregrill’, shefi i ri Mark Statsenko po tenton përtej ndalesave për të ngritur në një tjetër nivel përvojën e ngrënies.”
“Algat e kuqe për shembull janë servirur me ananas, pra përzierje me të ëmbël, ose biftek me salcë qershie”, tha Zakharin.
Link: https://www.instagram.com/p/BV1mPGug7mE/
Neighborhood, Hong Kong
Kritikja e ushqimit Susan Jung tha: “Ky vend me shef dhe pronar David Lai, është një lokal francez me lokacion në Hollywood Road. Menuja është e shkurtër me 20 artikuj të këndshëm, plus edhe disa specialitete.
Pelikan, China (Shanghai)
Shkrimtari i ushqimit Crystyl Mo tha: “I vendosur në një ndërtesë trashëgimie, Pelikan sjell një ngrënie nordike në Shangai, nën ushqimin e kuzhinierit të talentuar danez shef Kasper Elmholdt Pedersen. Mendoni karkaleca dhe rrepkë të zier, mish derri dhe kërpudha me lëng, ose bukë të ëmbël të birrës daneze.”
Råkultur, Sweden (Stockholm)
Botuesi Lars Peder Hedberg tha: “Mund të keni dëgjuar për Esperanto, ku ndërthuret më e mira e kuzhinës nordike dhe japoneze. Simotra e tij e rastësishme është pikërisht ky lokal. Do të shijoni pjatën madhështore nordike sashimi me ushqim deti dhe shumë pjata të tjera.”
Link: https://www.instagram.com/p/BVxGiiFlRA3/
Ristorante Giglio, Italy (Toskana)
Kryeredaktorja e Republica Sapori, Eleonora Cozzella tha: “Shumë lugë prishin supën, por në restorantin Giglio po vërtetohet e kundërta.“ Shprehja e saj ka të bëjë pak a shumë me atë shprehjen e shqiptarëve “shumë e për lumë”, që kur ka shumë njerëz nuk ka cilësi. Duket se në kuzhinën e këtij lokali me një treshe shefash, çdo gjë shkon mirë. Ata nuk janë më të mëdhenj se 30 vjeç.
Link: https://www.instagram.com/p/BVctbggFnwi/
Terakoya, Japoni (Tokio)
Gazetari japonez Takanori Nakamura tha: “Ky nuk është një restorant i ri. Është gjetur më shumë se 60 vjetë më parë nga gjyshi i shefit dhe pronarit Mitsuo Hazama.
Restoranti është i njohur për salmonin e tymosur dhe në menunë e këtij lokali janë më shumë se 3000 receta origjinale.
Virtus, Francë (Paris)
Shkrimtari Nicolas Chatenier tha: “Shefi dhe pronari japonez Chiho Kanzaki, Marcelo di Giacomo nga Italia, ish-shefi nga Mirazur dhe restoranti i ndodhur në Paris servirin kuzhinën e rafinuar franceze me pak shije japoneze.
Link: https://www.instagram.com/p/BTr4qHTAJEM/?taken-at=1031725915&hl=en
WeinAmRhein, Germany (Këln)
Gazetari Christoph Teuner tha: “WeinAmRhein është një punë e vogël e artit dhe një eksperiencë e mrekullueshme.
Lista e verës është impresionuese. Sommelier-ja (Përgjegjësja për listën e verërave), Melanie Panitzke ka 900 verëra të ndryshme në bodrumin e saj, 30% e të cilave janë nga Gjermania dhe janë shumë të rralla.”, tha Teuner.
Ai vazhdoi duke treguar se ushqimi atje është i mrekullushëm, i përgatitur nga shef Sebastian Mattis, i cili ka punuar në restorantin francez me dy yje “Le Moissonnier”. Panitzke dhe Mattis provojnë çdo pjatë bashkë, nga e para në të fundit kështu që mund të bëjnë krahasimet në mënyrë perfekte. Nuk është stereotipi i Weinstube në Gjermani, pra një bari verërash ose taverne të vogël, por vendi modern dhe cool.
Link: https://www.instagram.com/p/BVkfXeWgrAY/
Wilson, UK (Bristol)
Shkrimtarja e ushqimit Xanthe Clay tha: “Wilsons është një restorant pas një rruge të zonës suburbane të Bristol e frekuentuar nga studentët dhe profesionistët e rinj. Merr një gotë nga lista e shkurtër e zgjedhur me kujdes, shoqëruar me pjata si kërmijtë, majdanoz, palca e eshtrave dhe qepët Cevenne.”
Burimi i lajmit: http://edition.cnn.com/travel/article/underrated-restaurants-worldwide/index.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BRTgFb9gA7-/?taken-by=jiquitaia