Lifestyle

Këto 14 gjëra mos i fusni në frigorifer

Frigoriferi është konceptuar për të mbajtur ushqimin të freskët. Megjithatë ndoshta nuk e dini se ka disa ushqime të cilat nuk duhet t`i fusni në frigorifer. Mund ta keni gjetur veten shpeshherë duke vrarë mendjen se si do ta fusni shalqirin, por mos u mërzisni, thjesht mos e fusni fare.

Shalqiri
Shalqiri dhe pjepri jo vetëm që zënë shumë vend në frigorifer, por edhe i ruajnë më mirë velrat e tyre dhe aromën në temperaturën normale.

Bananet
I mbajnë vlerat ushqyese më mirë në temperaturën e dhomës plus që po t`i fusni në frigorifer do të ndihmoni në kalbjen e tyre.

Patatet
Është mirë t`i mbani patatet në një vend të ftohtë, por frigoriferi do ta ishte shumë i ftohtë, më shumë se ç`duhet.

Qepët
Ashtu si edhe patatet, qepët duhet të ruhen në temparatura të ftohta dhe pa lagështirë, por frigoriferi mund t`i myk ato.

Hudhra
Ashtu si qepët edhe hudhrat mund të myken në frigorifer. Megjithëse copëzat e shkëputura mund të mbahen në të për disa javë.

Mjalti
Mjalti thuajse nuk prishet kurrë, ndaj mund ta mbani jashtë pa frikë.

Domatet

Mund t`i vendosni në frigorifer vetëm në momentin që po fillojnë të zbuten, por sidoqoftë mund t`i lini aty vetëm për disa ditë.

Salca pikante
Nuk prishet salca pikante ndaj vendoseni pranë kutive të tjera të erëzave.

Ketchup
E njëjta gjë edhe për ketchup-in. Mund të qëndrojë e freskët edhe në temperaturën e dhomës.

Fetat e bukës
Nëse do ta konsumoni shpejt mund ta mbani jashtë.

Nutella
Është më mirë të mbahet jashtë, sepse frigoriferi thjesht do ta ngrinte dhe do ta bënte më të vështirë hapjen në bukë.

Mollët
Mollët durojnë gjatë. Plus që i japin ngjyrë kuzhinës tuaj. Mund t`i fusni në frigorifer vetëm për t`ia zgjatur jetëgjatësinë.

Vaji i ullirit
Në frigorifer vetëm sa do të ngrinte. Është më mirë të qëndrojë në temperaturën e dhomës.

Bateritë
Ekziston një legjendë urbane se nëse i vendos bateritë në frigorifer do të rezistonin më gjatë. Është e gabuar.

Burimi i lajmit: http://uk.businessinsider.com/food-you-should-never-put-refrigerator-2017-6/#batteries-14

Burimi i fotos: © ErikaWittlieb https://pixabay.com/en/kitchen-counter-chairs-home-2174593/