Monalisa Perez 19 vjeçe dhe i dashuri i saj Pedro Ruiz III, 22 vjeç nisën të kërkonin famën në YouTube duke regjistruar dhe publikuar video të ndryshme më së shumti të padëmshme. Videot ishin të natyrës së tillë si për shembull Ruiz ngjitej në degë të buta pemësh dhe rrëzohej në një distancë të shkurtër.
Por historia vazhdon. Të hënën në mbrëmje Ruiz vdiq nga një plumb në zemër dhe shkrepjen e kishte bërë e dashura e tij. Ata ishin duke realizuar një tjetër video në të cilën do të “dëshmonin” se përmes një libri 3.81 cm, plumbi nuk depërton. Kjo rezultoi fatale për Ruiz. Sipas dëshmisë së Perez ishte ai që e kishte shtyrë ta shkrepte armën dhe madje i kishte treguar një vrimë në një tjetër libër, që sipas tij e kishte bërë ai dhe plumbi nuk kishte depërtuar. Dënimi për Perez parashikon një dënim maksimal deri në 10 vjet burg, një gjobë deri në 20 mijë dollarë, ose të dyja bashkë.
Sherifi Jeremy Thornton i Norman County tha në një intervistë telefonike se nuk e kuptonte këtë brezin e ri që përpiqeshin të gjenin 15 minuta famë. Ai e konsideroi një vdekje të parandalueshme.
Në një prej videove të tjera që çifti ka publikuar, shfaqen te mjeku për të parë gjininë e fëmijës, sepse Perez është në pritje të fëmijës së dytë. Në video ajo tregon se është një djalë dhe Ruiz i lumtur thotë se është djali i tij.
Që ditën e mërkurë që janë kontrolluar të gjitha videot përveç njërës, kishin nga 200 deri në 3000 shikime, por në mbrëmje arritën me mijëra. Kurse video e fundit e çiftit, e cila ishte e lidhur me raportet e policisë për ngjarjen ka kaluar 1 milionë shikime e po ngjitet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=hr8VlTZMNn0
Burimi i lajmit: https://mobile-nytimes-com.cdn.ampproject.org/c/s/mobile.nytimes.com/2017/06/29/us/shooting-youtube-stunt-minnesota.amp.html
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=hr8VlTZMNn0