ShowBiz

‘Loca’ e Soni Malajt transmetohet në televizionin e huaj

Kënga më e re e Soni Malajt i ka kapërcyer kufijtë. Soni është ndjerë krenare teksa ka dëgjuar që transmetohej në “Ballkanika Tv”. Televizioni bullgar transmeton muzikën më të mirë ballkanike dhe një ndër këngët e preferuara të publikut ballkanas është “Loca”.
Artistja i ka bërë edhe foto televizorit, ndërkohë që ndjekësit e këtij televizioni me siguri e kanë dëgjuar tashmë edhe atje këngën e tyre të preferuar.